Lajme

Qehaja: I nevojshëm Vetingu në arsim, SBASHK-u thotë se duhet vlerësim i përformancës

Njohësi i çështjeve të arsimit, Rinor Qehaja

Drejtor i Institutit EdGuar Rinor Qehaja ka thënë se e sheh të nevojshëm procesin e vetingut për pozita udhëheqëse në arsimin e lartë.

Në një intervistë për media, Qehaja ka thënë se problemi me cilësinë e arsimit lidhet me mungesën e mekanizmave të llogaridhënies.

“Pra ajo çka na nevojitet është një instalim i mirëfilltë i llogaridhënies për gjatë gjithë niveleve. Atëherë natyrshëm edhe cilësia do të vinte si produkt i tyre. Vetingu mund të pastrojë arsimin e lartë nga disa individë atje. Mirëpo nuk është garantues i një cilësie më të rritur. Vëmendja jonë institucionale duhet të jetë te cilësia për studentët”, ka thënë Qehaja.

Mendim të kundërt me Qahjen ka nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala. Ajo ka thënë se nuk ka nevojë për veting në sistemin e arsimor, mirëpo duhet të bëhet vlerësimi i performacës së mësimdhënësve.

 “Unë nuk e di pse bëhet vetingu në sistemin e arsimor. Në sistemin arsimor duhet të bëhet vlerësimi i performacës së mësimdhënësve…Mirëpo shumica e mësimdhënësve të Kosovës janë mësimdhënës meritor dhe meritojnë të jenë pranë nxënësve të tyre”, tha Shala.

 Kujtojmë se ditë më parë nënkryetarja Shala ka thënë se nëse qeveria nuk ua plotëson kërkesat mund të fillojë greva nga data 24 apo 25 gusht./Shqip.com