Rozë

“Qe një javë jam shtritë, nuk po shoh përmirësim”- Teuta Krasniqi në gjendje jo të mirë shëndetësore

Teuta Krasniqi

Aktorja e njohur shqiptare, Teuta Krasniqi ka njoftuar se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

Kjo pasi ajo ka treguar se tashmë një javë është e sëmurë me grip, por jo me virusin COVID-19.

Në një postim të publikuar në Facebook ka treguar se ka një grip shumë të rëndë.

“Unë Covid nuk kam pas e nuk e di sa i vështirë është, po ashtu jam e vaksinuar por që fiks një javë jam e shtritë prej gripit (jo Covid) e hala s’po shoh shumë përmirësim”.

“Shumë rrallë sëmuren e duke u mbështetur në imunitetin tim të fortë si duket e kam neglizhuar veten. Qeto vjet i kam bo e kurrë në jetë nuk më ka qitë përtokë asgjë ma shumë se ky grip. Aman ruani fëmijët e veten sepse nuk qenka hajgare”, ka thënë aktorja e njohur.

Ndryshe, Teuta ka vite që është martuar me Adonis Morinën dhe kanë një vajzë së bashku.

Ndërsa në anën tjetër, aktorja ka edhe një vajzë tjetër me këngëtarin, Blero Muharremi nga martesa paraprake./SHQIP.com