Rozë

Që nga ndarja nga Bashkimi, deri tek ish i dashuri, Alvisa rikthehet në Për’puthen për të sqaruar gjithçka

Alvisa Qarri

Përputhen ka rikthyer kandidatët që kanë qenë në tri edicionet e këtij emisioni.

Një nga to ka qenë edhe Alvisa Qarri, e cila nuk ka pasur një rrugëtim  të lehtë.

Ajo ka thënë se nuk do të ndryshonte asnjë veprim që ajo ka bërë në program, por vetëm nuk do të lejonte ndërhyrje nga jashtë që i janë bërë.

Ish-konkurrentja doli çift me Bashkimin, një lidhje e cila nuk zgjati shumë, ndërsa sqaroi arsyet që çuan në një vendim  të tillë.

“Fatkeqësisht nuk zgjati, pasi kemi pasur probleme kohët e fundit të cilat u bënë të mëdha. Ne jemi takuar, kemi komunikuar dhe i ndamë gjërat”, u shpreh Alesja.

Pas një kohe shumë të gjatë ajo i kërkoi falje edhe familjes së saj, pasi morën vesh publikisht diçka që nuk e dinin, bëhet fjalë për lidhjen me ish të dashurin.

Për sa i përket jetës jashtë kamerave, shprehet se gjithçka është shumë e qetë dhe nuk është në një lidhje.

Ajo foli edhe për ish-të dashurin, Hysen Rama me të cilin tha se nuk është rikthyer./SHQIP.com