Lajme

Qalaj: Sveçla ka shkuar për herë të parë në veri kur është bërë ministër

Ish-drejtori i Policisë, Rashit Qalaj.
Ish-drejtori i Policisë, Rashit Qalaj.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj ka komentuar deklaratat e Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla lidhur me Liqenin e Ujmanit.

“Për herë të parë që nga paslufta, pas krijimit të njësitit për patrullim ujor, Policia e Kosovës sot filloi me patrullimin e rregullt të vijës kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë” kishte deklaruar Sveçla pas aksionit të PK-së në Liqenin e Ujmanit.

Liqeni i Ujmanit

“Mos të harrojmë që në Liqenin e Ujmanit, Polcia e Kosovës ka patrulluar që nga viti 2008” është shprehur Qalaj në një interivistë në Teve 1.

Ai ka shtuar se Sveçla në veri të vendit ka shkuar për herë të parë kur është bërë ministër./Shqip.com