Lajme

Qalaj dhe Shabani – dy deputetët e rinj të PDK-së që zëvendësojnë Hamzën dhe Nurën

Rashit Qalaj (majtas) dhe Isak Shabani (djathtas)

Rashit Qalaj dhe Isak Shabani do të jenë dy deputetët e rinj të Partisë Demokratike të Kosovës, të cilët do të zëvendësojnë Bedri Hamzën dhe Fadil Nurën.

Kjo pasi në zgjedhjet lokale që u mbajtën ditën e 17 tetorit, Hamza mori votat e duhura për të udhëhequr me Mitrovicën e Jugut dhe Nura me Skenderajn.

Qalaj dhe Shabani nuk arritën që të bëhen deputetë në zgjedhjet nacionale që u mbajtën më 14 shkurt.

Të njëjtit kanë më së shumti vota nga lista e PDK-së e që nuk janë pjesë e Kuvendit.

Rashit Qalaj më 14 shkurt mori 9160 vota, ndërsa Isak Shabani 8729 vota.

Pas certifikimit të zgjedhjeve komunale, Qalaj dhe Shabani do të betohen në Kuvend si deputet të rinj./SHQIP.com