Lajme

PZAP-ja anulon votat me postë në Dragash

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka miratuar kërkesën e avokatit të kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës, Shaban Shabani.

Ky subjekt politik pretendon se zarfet e ardhura me postë janë të manipuluara, meqë sipas tyre janë plotësuar nga një person.

PZAP-i ka urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që fletëvotimet e anuluara të mos i përfshijë më rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, të mbajtura më 14 nëntor.

Ilustrim

Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga KQZ-ja, në Dragash, udhëhiqte Shaban Shabani i PDK-së me 5.648 vota, 47 më shumë se kandidati i LDK-së, Bexhet Xheladini.

Pas numërimit të votave nga diaspora, Xheladini kishte marrë 244 vota, ndërsa Shabani vetëm 54, duke bërë që rezultati të përmbyset./Shqip.com