Lajme

PZAP: 352 apele nga kandidatët për asamblistë kundër vendimit të KQZ-së

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka njoftuar se kanë pranuar 352 apele të paraqitura nga kandidatët për anëtarë të Kuvendeve Komunale kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sa i përket shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve, njofton Shqip.com.

Kështu është bërë e ditur nga ky panel me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ku thekson se për detaje të tjera do të dalin të hënën me një njoftim.

“Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), në seancat e mbajtura me datat 5, 6 dhe 7 Nëntor 2021, brenda afatit ligjor prej 72 orëve ka vendosur lidhur me 352 apele të paraqitura nga kandidatet për anëtarë të Kuvendeve Komunale kundër Vendimit të KQZ-së për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve”, thuhet në njoftimin e PZAP-së.

“Pas këtij afati 72 orësh, në vazhdim, jemi në proces të dërgimit të kopjeve fizike të vendimeve të gjithë ankuesve, në mënyrë që të njëjtit të shfrytëzojnë të drejtën eventuale të ankimit të këtyre vendimeve në afat prej 24 orësh prej momentit të pranimit të tyre, në Gjykatën Supreme të Kosovës”, thuhet më tej në njoftim. /Shqip.com