Rozë

Pyetjet e publikut nxehin debatin mes Santianës dhe Yllit

Një përplasje e ashpër po zhvillohet mes dy banorëve të Big Brother Vip Kosova 2 në darkën e sotme.

Janë Santiana dhe Buci, dy lojtarët që nga fillimi kanë qenë aleatë, por që këto ditë janë duke debatuar ashpër.

Ata janë përballur me pyetjet pikante të publikut.

“Pse nuk reagove asnjëherë nga prekjet e Bucit, sikurse mbrëmë për një fjalë?”, ka qenë një pyetje tjetër për Santianën.

Santiana ka thënë se “ka reaguar duke i thënë ta heqë dorën”, siç është dëgjuar edhe në video.

Lidhur me këtë pyetje ka komentuar edhe Buci.

“Mendoj që Santianës i kam konvenuar, edhe për mbrëmë pjesa e ofendimit, 10% jam e kam ofenduar e 90% jam që se kam ofenduar – i ka konvenuar me bë zhurmë, edhe për prekje s’ka reaguar shumë sepse e ka bërë për lojë”, ka thënë Buci.

Në pyetjen e parë, Ylli është pyetur se; A mendon që loja me Santianën tu ka kthy boomerang?

“Po unë e kam pritur këtë pjesë por nuk e kam pritur që mundet me lujt në këtë mënyrë dhe me më qit gjithqysh keq dhe mendoj se te publiku kjo del vetë keq”, ka thënë Ylli.

Ndërsa Santiana është pyetur se; Prej nga rrjedh ky mllef për Bucin, sepse ju luajtët lojën e njëjtë?

“Mllef për Bucin nuk kam, s’kam për askënd e sidomos për këtë që e kam pasur bashkudhëtar në lojë. Përveç se në disa raste kur unë mendoj dhe e di që Buci është duke rrejt, atëherë ia them, është në pyetje temperamenti im sesi jam dhe që nuk i lejoj disa sende me më kalu kah unë”, ka thënë Santiana.

Santiana është pyetur edhe për prekjen e Bucit, e cila vazhdon të jetë pjesë e zhargonit të banorëve në luftën kundër Santianës dhe Yllit.

“Për prekjet e Bucit s’kam qenë e vetëdijshme sepse e ka fut dorën dhe e kam pasur mbas, dhe kjo ka ndodh vetëm një herë. Është parë në video”, ka thënë Santiana pos tjerash.

/Shqip.com