Puyol: Nuk është vonë që Messi të kthehet në Barcelonë

Rikthimi i Leo Messit në “Camp Nou” është ëndrra e thuajse çdo tifozi të Barcelonës.
Një rikthim të tillë e dëshiron edhe legjenda e skuadrës katalunase, Carles Puyol.
Në një prononcim për “Mundo Deportivon” – ai ka thënë se “nuk është shumë vonë që Messi të kthehet. Një kontratë përfundon dhe shumë gjëra mund të ndodhin”.
Teksa, shtoi “varet nga ai dhe Xavi – shumë gjëra mund të ndodhin”.
Messi u largua nga Barça në verën e vitit të kaluar – pas gati dy dekadave (18 vjet) të kaluara aty.
Sezoni i Parë në Paris nuk ishte i mirë për argjentinasin – pasi shënoi vetëm gjashtë gola në – Ligue 1 dhe u eleminua nga Liga e Kampionëve – në fazën e parë – pas grupeve.
Por, kampionatin e ri e ka nisur me këmvë të mbarë – sepse pas gjashtë ndeshjeve –në elitën e futbollit francez – ka shënuar tri gola dhe ka asituar gjashtë herë.
Ai ka kontratë me PSG-në deri me 30 qershor të vitit 2023 – dhe pastaj mund të jetë lojtar i lirë./Shqip.com