Lajme

Putini thërret rezërvistët t’i bashkohen luftës në Ukrainë

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin thotë se rezervistët ushtarakë do të dërgohen në Ukrainë si pjesë e një mobilizimi të pjesshëm të forcave ruse.

Siç raporton BBC, në një fjalim televiziv drejtuar kombit, Putin tha se ky ishte një hap i domosdoshëm për të siguruar integritetin territorial të Rusisë.

Presidenti rus akuzoi Perëndimin se donte ta shihte Rusinë të dobësuar dhe tha se një kërcënim për t’u hakmarrë më tej “nuk ishte një bllof”.

Ndërkohë, vendet perëndimore kanë dënuar planet e Moskës për të mbajtur të ashtuquajturat referendume në pjesë të Ukrainës që janë aktualisht nën kontrollin rus.

SHBA, Gjermania dhe Franca kanë thënë se nuk do t’i njihnin kurrë rezultatet e këtyre votimeve “të rreme”.

Liderët botërorë do të mblidhen në Nju Jork për një takim të OKB-së  kurse presidenti i SHteteve të Bashkuara të Ameriëks, Joe Biden dhe presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky do të flasin më vonë./Shqip.com