Lajme Botë

Putini shpreh ngushëllime për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth

Mbretëresha e Mbretërive të Bashkuara, Elizabeth

Presidenti i Rusisë, Vladimi Putini i ka shprehur ngushëllime Mbretit të Mbretërisë së Bashkuar Charles III, për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth.

Putini, përmes një postimi në faqen e Ministrisë së Jashtme të Rusisë ka ofruar mbështetje për anëtarët e familjes mbretërore dhe të gjithë popullin e Mbretërisë së Bashkuar.

“Ju uroj kurajo dhe fuqi përballë kësaj humbjeje të vështirë, të pariparueshme. Ju lutemi përcillni simpatinë dhe mbështetjen time të sinqertë për anëtarët e familjes mbretërore dhe të gjithë popullit të Mbretërisë së Bashkuar.”, thuhet në njoftimin në Twitter të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë.

Mbretëresha Elizabeth II

Mbretëresha Elizabeth II, ka vdekur dje pasdite në rezidencën e saj të pushimeve të verës në Balmoral në moshën 96-vjeçare.

Ajo ka mbretëruar për 70 vite, kështu duke u bërë monarkja më jetëgjatë e Mbretërisë së Bashkuar./Shqip.com