Lajme Botë

Putini nuk do të marrë pjesë në samitin e klimës

Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk do të marrë pjesë në samitin e klimës COP26 në Glasgow, është bërë e ditur të mërkurën.

Asnjë arsye nuk u dha për këtë vendim, por një zëdhënës i Kremlinit tha se ndryshimi i klimës ishte një përparësi “e rëndësishme” për Rusinë.

COP26 zhvillohet në qytetin më të madh të Skocisë nga 31 tetor deri më 12 nëntor, shkruan BBC, transmeton Shqip.com.

Vendimi i Rusisë shihet si një goditje ndaj përpjekjeve për të detyruar udhëheqësit të negociojnë një marrëveshje të re për të ndaluar rritjen e temperaturave globale.

“Fatkeqësisht, Putini nuk do të fluturojë në Glasgow,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke shtuar se ndryshimi i klimës ishte “një nga përparësitë më të rëndësishme të politikës sonë të jashtme”.

Kremlin says Russia had nothing to do with attack on Ukrainian president's  aide | Reuters
Dmitry Peskov

Kur u pyet për vendimin e Putinit, një zëdhënës i Boris Johnson tha se kryeministri britanik më parë kishte inkurajuar fuqimisht udhëheqësit të merrnin pjesë “duke qenë se ky është një moment shumë kritik në drejtim të trajtimit të ndryshimit të klimës”.

Putin nuk ka komentuar njoftimin zyrtar, por duke folur në një forum ndërkombëtar të energjisë në Moskë më 13 tetor, udhëheqësi rus citoi pandeminë e Coronavirusit si një faktor në vendimin e tij për të udhëtuar./SHQIP.com