Lajme Botë

Putin: Rusia rriti prodhimin e naftës me 2% në vitin 2022

Rusia rriti prodhimin e saj të naftës me 2% në 535 milionë tonë në vitin 2022, tha të martën Presidenti Vladimir Putin.

Prodhimi i gazit ra 11.8%, por për shkak të çmimeve të larta, eksportuesit e mbyllën vitin me fitime, tha Putin në një mbledhje të qeverisë në Moskë.

“Të ardhurat buxhetore u rritën me 10% vitin e kaluar në 27.8 trilion rubla (404.7 miliardë dollarë)”, tha ai.

“Por shpenzimet tona u rritën gjithashtu, dhe me një ritëm më të shpejtë, dhe tejkaluan 31 trilion rubla (451.4 miliardë dollarë). Si rezultat, deficiti buxhetor arriti në 3.3 trilion rubla (48.1 miliardë dollarë), ose 2.3% të PBB-së“.

Inflacioni në Rusi qëndroi në 11.9% në fund të vitit 2022, më i ulët se parashikimet e Bankës Qendrore, sipas Putin.

Ai tha se zbutja e inflacionit duhet të jetë një përparësi për menaxherët financiarë të Rusisë, pasi ai ndikon në investime dhe ndikon drejtpërdrejt tek qytetarët.

Ai udhëzoi zyrtarët që të monitorojnë nga afër deficitin buxhetor për të “ruajtur qëndrueshmërinë e financave publike”, shkruan agjencia e lajmeve Anadolu.

Putin tha se industria ruse e mbrojtjes “rriti ritmin vitin e kaluar” dhe vazhdon të mbështesë sektorë të tjerë ndërsa rrit kapacitetin e saj.

/Shqip.com