Lajme

Putin: Rivendosja e marrëdhënieve me Ukrainën është e pashmangshme

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin

Rivendosja e marrëdhënieve të Rusisë me Ukrainën është e pashmangshme, ka thënë en presidenti rus Vladimir Putin.

“Ne vijojmë nga fakti se herët a vonë situata do të normalizohet dhe ne jemi të interesuar për prosperitet për të gjithë fqinjët tanë, atëherë është e pashmangshme”, tha Putin.

“Unë dua që kjo të jetë e qartë, rivendosja e marrëdhënieve është e pashmangshme”, theksoi ai.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin

Zyrtarët amerikanë ishin takuar rregullisht me homologët e tyre britanikë dhe evropianë për të diskutuar kornizat e mundshme për një armëpushim dhe për t’i dhënë fund luftës përmes një zgjidhjeje të negociuar, sipas burimeve të shumta të njohura me bisedimet.

Këta zyrtarë i thanë CNN se ekziston një shqetësim në rritje se nëse rusët dhe ukrainasit nuk kthehen në tryezë dhe nuk arrijnë një marrëveshje, lufta do të zvarritet – potencialisht për vite me rradhë.

Nuk është e qartë nëse këto diskutime do të përkthehen në bisedime përfundimtare të zgjidhjes. Administrata e Biden-it ende nuk sheh asnjë perspektivë reale për ndonjë përparim diplomatik ose armëpushim së shpejti dhe dy zyrtarë të NATO-s thanë se aleanca perëndimore sheh pak oreks për të negociuar në anën ukrainase – pjesërisht për shkak të fushatës brutale të bombardimeve të Rusisë dhe  shkeljeve të shumta të të drejtave të njeriut që  kanë shkatërruar mbështetje publike për çdo lëshim ndaj Rusisë.

Moska gjithashtu ka treguar pak interes për bisedime serioze, thonë zyrtarët. Për momentin, Ukraina mbetet e fokusuar në sigurimin e një fitoreje vendimtare ushtarake në lindje dhe jug, në mënyrë që të vendoset në një pozitë superiore negociuese, thanë këto burime.