Lajme Botë

Putin për Wagner: Kryengritje e brendshme, goditje vdekjeprurëse për ne

Presidenti rus, Vladimir Putin
Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se janë duke luftuar kundër anarkisë dhe kapitullimit.

“Kjo kryengritje e brendshme është një goditje vdekjeprurëse për ne”, thotë ai, duke shtuar se kundërmasat do të jenë shumë të vështira.

Janë marrë masa sigurie në Moskë dhe rajone të tjera. Situata rreth Rostovit mbetet “shumë e ndërlikuar”, shkruan Skynews.

“Po bëj gjithçka për ta zmbrapsur këtë sulm”, thotë ai, duke e përshkruar atë si një goditje me thikë pas shpine.

“Kryengritësit e kanë tradhtuar Rusinë dhe unë i bëj thirrje kujtdo që është i përfshirë në të të ndërpresë çdo lloj pjesëmarrjeje në konfliktin e armatosur”, ka shtuar ai.

/Shqip.com