Lajme

Putin i drejtohet kombit: NATO po përgatitet për të goditur territorin rus

Presidenti rus Vladimir Putin mbajti këtë të enjte një fjalim drejtuar deputetëve por dhe kombit.

Gjatë fjalimit të tij Putin u ndal dhe te lufta në Ukrainë dhe zgjerimi i NATO-s në vendet e Europës Veriore, si Finlanda dhe Suedia.

Putin pretendoi se forcat e NATO-s po ‘përgatiten për të goditur territorin rus’.

“Rusia perëndimore duhet të “mbrohet siç duhet” pas zgjerimit të NATO-s për të përfshirë Suedinë dhe Finlandën”, deklaroi Vladimir Putin.

Putin nënvizoi se fati i çdo vendi që do të pushtojë Rusinë do të ishte “shumë më tragjik” se çdo gjë me të cilën do të përballej.

Ata duhet të kuptojnë se ne kemi gjithashtu armë, armë që mund t’i mposhtin ata në territorin e tyre,” thotë ai, duke shtuar se një veprim i tillë mund të “shkaktojë përdorimin e armëve bërthamore”.

“A nuk e kuptojnë ata këtë?”– tha Putin.

Vendet perëndimore mendojnë se janë “supreme”. Rusofobia i verbon njerëzit dhe i privon ata nga aftësitë e tyre racionale, por pa Rusinë nuk ka paqe solide në botë,” i tha ai Asamblesë Federale, shtoi ai.

/Shqip.com