Rozë

Puthi në buzë Kristin – Sabiani bën veprimin e papritur ndaj vajzës

Mbrëmjen e djeshme në mesin e disa lojërave të organizuara nga produksioni i Big Brother Vip Albania, Kejsi ka refuzuar që të përgjigjet njërës nga pyetjet dhe është detyruar që të zgjedhë dënimin.

Dënimi parashihte puthjen e njërit nga djemtë e shtëpisë në buzë dhe Kejsi zgjodhi pikërisht Kristin.

Por, si duket kjo gjë nuk i ka pëlqyer babait të Kejsit, Sabianit.

Në mëngjesin e sotëm, Sabiani ka hequr vajzën e tij nga lista e personave që ndjek.

Kujtojmë se Kristi dhe Keisi kanë krijuar një marrëdhënie shumë të afërt brenda shtëpisë.

Por, para kësaj, ai ka treguar që një vajzë e pret jashtë shtëpisë dhe se është në një lidhje – lidhje që e ka mohuar pasi është pyetur nga Arbana.

E kisha shumë të vështirë situatën sentimentale. Përgjithësisht jam njeri që mendoj shumë. Te festa e “Shën Valentinit”, kur kishim për të shkruajtur një letër për të dashurit tanë, e lash bosh, duke reflektuar në këtë mënyrë situatën ku ndodhesha. Kam zgjedhur të mos e diskutoj situatën time sentimentale jashtë. Ajo duhet ta ketë ndjekur këtë situatë me Keisin.

Jan gjëra që tani nuk i kam fare në kontroll. Dhe kur nuk e kam diçka në kontroll, nuk mundem të reagoj mbi këtë. Po bëj gjënë e duhur, unë po ndjek trurin tim. Po ndjek dhe një farë emocioni që mu krijua kur pash Keisin dhe ndoqa intuitën time. Shpresoj ta ndërtojmë sa më shumë këtë marrëdhënie. Të them të vërtetën nuk jam njeri që i marr gjërat me vrull. Marrëdhëniet me femrat kanë qenë të vështira, për shkak të pasigurive që kam patur më përpara. Nuk dua ta shtyp “pedalen” sa më shpejt. Thjesht dua ta shijoj dhe të kalojmë momente sa më të bukura bashkë”, ka thënë ai.

Pas kësaj ka reaguar edhe babi i Kejsit, Sabiani duke ia vërtetuar të kundërtën.

Ai ka publikuar bisedën e Zazës duke treguar që është kundër lidhjes se vajzës së tij me Kristin.

/Shqip.com