Rozë Ndërkombëtar

“Puthe gruan time”- Çmenduri në koncertin e Malumës, këngëtari plotëson dëshirën e burrit

Maluma

Këngëtari latin, Maluma, ndodhet çdo ditë në një vend tjetër të botës, për shkak të turneut të tij koncertesh.

Duke qenë se këngët janë të njëjta, ai mundohet të sjellë diçka të re në koncertet e tij që nuk është parë më parë.

Janë të shumtë artistët që vendosin të ngjitin fansat e tyre në skenë, por vetëm Maluma i puth në buzë. 

Një puthje e tillë ka marrë së fundmi një fans në Luksemburg gjatë koncertit që ka mbajtur atje për turin “Papi Juancho”.

Mirëpo, vajza në fjalë nuk e ka kërkuar vetë këtë. Për habinë e shumë njerëzve, ishte bashkëshorti i saj që mbante në duar një pankartë ku shkruhej: “Puth gruan time”.

Ky pankartë ka marrë vëmendjen edhe të Malumës, i cili me siguri ia ka realizuar dëshirën. Dhe jo, mos nxitoni, sepse ishte thjesht një puthje në faqe dhe jo në buzë si zakonisht.

 Kapelë e vërtetë, por Maluma di të respektojë burrat e fansave të tij.