Lajme

Pupovci: Testi i Maturës mbahet me 18 qershor

Zëvendësministri i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Dukagjin Popovci ka mbajtur një konferencë për media.

Gjatë kësaj konference Pupovci ka folur për tekstet shkollore, për testimin pisa si dhe për shumë qështje tjera.

Popovci është shprehur se është lansuar korniza për përfshirjen e nxënësve me nevoja të veçanta në shkollimin e mesëm dhe të lartë.

Sipas Pupovcit, në vitin 2023 parashihet që të përfshihen 300 asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta, aktualisht janë 200. Po ashtu do të përfshihen edhe 59 këshilltar të cilët do të ndihmojnë nxënësit lidhur me përcaktimin e tyre rreth orientimit të tyre.

Popovci ka thënë detaje edhe për testin PISA.

‘’Sa i përket testimit Pisa, testimi ka filluar dje dhe do të vazhdojë deri me 20 maj. Në këtë testim janë përfshirë 48 shkolla dhe rreth 7000 nxënës, nga një shkollë janë përzgjedhur 57 nxënës’ ’është shprehur Pupovci.

Pupovci ka thënë se lënda kryesore për këtë testim do të jetë lënda e Matematikës.

Sa i përket testit të arritshmërisë sivjet ky test do të mbahet në dy data.

‘’Testimi i parë do të zhvillohet me 4 qershor ndërsa ai i dyti me 14 qershor. Testi i  arritshmërisë do të përfshijë lëndët si gjuha shqipe, angleze, historia, gjeografia, matematika, fizika dhe biologjia’’ ka thënë Pupovci.

Ndërsa Testi i Maturës pritet të mbahet me 18 qershor. Në këtë testim nxënësit do ti nënshtrohen testimit në gjuhën shqipe, angleze dhe matematikë e po ashtu nxënësit mund ta zgjedhin një lëndë zgjedhore.

Numri i nxënësve që pritet të hyjnë në Testin e Maturës është 24 mijë./Shqip.com