Pupovci: Të gjithë mësimdhënësit duhet të marrin licencën bazë, por që nuk do të vlerësohen në formë të testit
Njohësit e çështjeve të arsimit kanë vlerësuar se të gjithë mësimdhënësit duhet të marrin licencën bazë.
Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci ka bërë të ditur se vlerësimi i mësimdhënësve është i paraparë edhe me ligj.
Sipas tij, të gjithë mësimdhënsit duhet të duhet të marrin licencën bazë, por që nuk do të vlerësohen në formë të testit.
“Vlerësimi i mësimdhënësve është i paraparë edhe me ligj edhe janë duke u bërë ndryshime në legjislacion, mirëpo nuk nënkuptohet që ai vlerësim do të jetë vlerësim në formë të testit”.Sa i përket vlerësimit ideja është që të gjithë mësimdhënësit marrin licencën bazë dhe të mund ta mbajnë përmes atyre vlerësimeve të rregullta që bëhen në punë. Ndërsa nëse kërkojnë licencë të avancuar atëherë zbatohen metoda të veçanta të vlerësimit që ende nuk janë vendosur”, është shprehur Pupovci.
Rrahman Jashari thotë se ideja për të testuar mësimdhënësit është shumë e ulët.
Këtë, ai thotë të ia ketë bërë me dije edhe ish-ministri, Shyqyri Bytyqi, ministres aktuale, Arbërie Nagavci dhe zëvendësministrit, Dukagjin Pupovci.
“Sa të jetë gjallë Rrahman Jashari test më shkrim për mësimdhënësit nuk do të ketë test me shkrim për mësimdhënësit” ka thënë Jashari për Shqip.com
Jashari thotë së kolegët e tij kanë kryer fakultete dhe mastere dhe se ata janë testuar disa herë.
Përderisa, drejtori i Institutit EdGuard Rinor Qehaja tha se vlerësimi duhet të jetë i vazhdueshëm e jo të bëhen në çdo pesë vjet./Shqip.com