Lajme

Punëtorët e Trepçës në flotacionin e Kishnicës hyjnë në grevë

Ndërmarrja "Trepça"

Punëtorët e Trepçës të cilët punojnë në flotacionin e Kishnicës kanë hyrë në grevë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Kjo është bërë e ditur nga Shqip.com, nga përfaqësuesi i punëtorëve të flotacionit të Trepçës në Kishnicë, Xhevdet Zymeri.

Zymeri tha se kjo javë është e sigurt që do të jetë në grevë ndërsa, java në vazhdim do të shqyrtohet në bazë të situatës.                                                                                                                

“Po është e vërtetë se jemi në grevë. Këtë javë është e sigurt se do të jemi në grevë dhe presim prej menaxhmetit se çfarë përgjigje do të na kthejnë ndërsa, për javën tjetër nuk jemi të sigurt”.

Krahas kësaj, Zymeri tregoi edhe për kërkesat që i kanë ata e të cilat i futën në grevë.

“Kërkesat tona kanë të bëjnë me konkretisht me nivelizimin e pagave për krejt kombinatin. Për të njëjtën punë me u pagu të gjithë njëjtë”.

Sipas Zymerit, kërkesa e tyre tashmë është dërguar tek  bordi menaxhues i flotacionit të Trepçës në Kishnicë.

/Shqip.com