Lajme

Punëtorët e Prokurorisë Themelore në Prishtinë protestojnë për mungesë të ajrit në objekt

Punëtorët e Prokurorisë Themelore të Prishtinës kanë protestuar lidhur me ajrosjen në vendin e tyre të Punës.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

“Ajo që shihet është shenjë proteste lidhur me çështjen e ajrosjes në objekt, me problemin që e kemi deri në implementimin e vendimit që është marrë nga ana e Këshillit Prokurorial”, tha Ulaj.

Mungesa e oksigjenit, Apeli dhe Themelorja reduktojnë aktivitetet – SHQIP.com

Për shkak të mungesës së mjaftueshme të oksigjenit, Prokuroria e Apelit dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë kanë marrë vendim që të reduktojnë aktivitetet.

“Me qëllim të realizimit të punëve emergjente, këto dy prokurori do të caktojnë prokurorë dhe staf administrativë për të kujdestaruar dhe realizuar vetëm veprimtaritë e natyrës urgjente dhe veprimet e caktuara sipas afateve ligjore” thuhet në njoftimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Këto dy institucione i kanë bërë thirrje MPB-së që implementojnë sa më shpejtë kontratën për hapjen e dritareve në këtë objekt.

“Të gjendur para kësaj situate, i bëjmë thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme që të implementojnë sa më shpejtë kontratën për hapjen e dritareve në këtë objekt.Deri në realizimin e këtij projekti, prokuroritë e lartcekura do të punojnë sipas planit emergjent” thuhet më tutje në njoftim.

Në fund është bërë e ditur se Këshilli Prokurorial i Kosovës nuk do të mbajë përgjegjësi për kallëzimet penale dhe paditë civile eventuale që mund të paraqiten lidhur me pasojat shëndetësore të shkaktuara nga qëndrimi në këtë objekt.

/Shqip.com