Lajme

Punëtorët e KEDS dhe KESCO fillojnë grevën, kërkojnë rritje të pagave prej 100 eurosh

Punëtorët e KEDS/Kesco, kanë filluar sot grevën.

Ata kanë pasur vetëm një kërkesë të vetëm. Ata kanë kërkuar ngritjen e pagës në vlerë prej 100 eurove.

Kryetari i Federatës e Sindikatave të Pavarura Elektrokosova (FSPE), Ahmet Hyseni tha  se greva do të zgjatë tri ditë dhe të premten.

Foto nga Protesta

“Siç ju kemi lajmërua për greve, sot greva veç po fillon. Sot do të fillojmë nëpër të gjitha distriktet dhe nën distriktet. Sot i kemi thirre të gjithë punëtorët me ardhë nëpër distrikte, siç është distrikti i Prishtinës që e ka nën distriktin e Pejës, nën distriktin e Podujevës, Drenasit, Obiliqit, Fushë Kosovës, kështu që dita e parë do të fillojë kështu nëpër krejt Kosovën, distriktet dhe nën-distriktete nëpër vendet e veta’’ ka thënë Hyseni.

Sipas Hysenit, greva është tri ditë sot do të fillojmë më një orë, nesër me dy orë, pasnesër me tri orë./Shqip.com