Ekonomi

Punëdhënësit që punësojnë punëtorë nga Superpuna duhet t’i deklarojnë në ATK

Hekuran Murati - Ministër i Financave, Punës dhe Transfereve

Ministri i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transferëve, Hekuran Murati ka njoftuar se punëdhënësit që punësojnë punëtorë nga platforma Supërpuna duhet t’i deklarojnë të punësuarit në Administratën Tatimore të Kosovës.

Sipas Muratit, punëdhënësit duhet të veprojnë në këtë mënyrë për tu subvencionuar me pagë prej 264 euro nga Qeveria e Kosovës.

“Të gjithë punëdhënësit që kanë marrë punëtorë të rinj përmes Superpuna, duhet t’i deklarojnë të punësuarit në ATK në afatin e rregullt, në mënyrë që të mund të përfitojnë nga subvencioni në pagë prej 264 euro”, shkroi Murati.

Kujtojmë se Murati ka thënë se nëpërmjet kësaj platforme, Qeveria e Kosovës garanton punën e parë për të rinjtë prej moshës 18 deri në 25 vjet që të punësohen.

Kjo mbështetje e Qeverisë do të iu mundësojnë të rinjve që të fitojnë një kontratë pune afatgjatë apo të punësohen dikun tjetër me aftësitë e fituara gjatë kësaj periudhe.

/Shqip.com