Punë e kryer: Real Madrid i siguron shërbimet e talentit brazilian
Publikuar:
(08.12.2022 17:18:31)

Gjiganti spanjoll Real Mardid raportohet se ka siguruar shërbimet e talentit brazilian të Palmeiras, Endrick.
Gazetari i specializuar italian për transfere, Fabrizio Romano, ka raportuar se mes palëve tashmë është mbyllur marrëveshja e plotë., shkruan Shqip.com.

Real Madridit do t’i kushtojë ky transferimin 60 milionë euro, plus 12 milionë të tjera si taksa.
16-vjeçari Endrick do t’i bashkohet kampionëve spanjollë në korrik të vitit 2024.
Real Madridi planifikon të nënshkruajë të gjitha dokumentet brenda këtij muaji.
/Shqip.com