Rozë Ndërkombëtar

Puma prezanton koleksionin e parë shqip me Dua Lipën

Dua Lipa

Këngëtarja shqiptare më famë ndërkombëtare, Dua Lipa ka disa vite që është imazh i Puma-s.

Por, tashmë bashkëpunimi i tyre është duke bërë një hap tjetër shumë të rëndësishëm pasi Dua është ambasadore e këtij brendi.

Këngëtarja dhe Puma tani po nxjerrin një koleksion të ri të titulluar shqip ‘Flutur’.

Koleksioni, i frymëzuar nga vitet ’90, thuhet se do të përfshijë katër pjesë në stilet e veshjeve dhe këpucëve dhe përmban një logo të re që kombinon logon e Pumas me një flutur.

“Dua dhe Puma. Koleksioni Flutur do të dalë më 18 dhjetor”, thuhet në një postim të Lipës.

Ato përfaqësojnë shumë, si transformimin, shpresën dhe metamorfozën.

Ndryshe, Dua u emërua si imazhi i markës në nëntor 2020, në krye të fushatës “She Moves Us” që inkurajon gratë të lidhen përmes sportit dhe kulturës.

“Flutur” do të publikohet më 18 dhjetor në faqen e Puma-s dhe në dyqane./SHQIP.com