Lajme Shqiptare

Puljezët zgjedhin Shqipërinë! 60% e pasagjereve që udhëtojnë nga porti i Barit në Itali vijnë drejt vendit tonë

60% e pasagjereve që udhëtojnë nga porti i Barit në Itali vijnë drejt Shqipërisë. 80% e tyre zbarkohen në portin e Durrësit dhe pjesa tjetër në Vlorë dhe Sarandë.

Kjo ka bërë që prej vitit 2010 të regjistrohen mbi 1 milion pasagjerë dhe ky trend po vjen gjithmonë në rritje. Vetëm në itinerarin Bari-Durrës nga 56.344 pasagjerë që u regjistruan ne vitin 2017, vitin e kaluar u numëruan 79.905 pasagjerë.

Ndërkohë që udhëtimet nga portet e Adriatikut të poshtëm italian drejt porteve të Malit te Zi kanë shënuar ulje. Ato vitin e kaluar zunë 3 deri në 4% të volumit të udhëtimeve detare. Por rritje me 80-90% në vit ka shënjuar edhe trafiku ajror i pasagjereve, rritje qe ka kompensuar humbjet me Malin e Zi.

Projekti lind nga një kontekst historik që na e mëson Perandoria Romake, kohe në të cilën zhvillimi lulëzoi në çdo cep të kësaj perandorie, pikërisht fale ndërtimit të rrugëve edhe në provincat më të largëta. Komunikim do të thotë shkëmbim, do të thotë pasuri e zhvillim. Jemi duke punuar për këtë.

Projekti konkretisht ka krijuar harmonizim e lehtësim të procedurave portuale në të gjithë portet e Puljas, te cilat shkëmbejnë informacion me portet e Durrësit në Shqipëri, portin e qytetit te Barit në Malin e Zi dhe po synojmë të përfshijmë dhe Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kemi pajisur këto porte me mjete për regjistrimin e shpejte te pasagjereve”, tha Massimo Lupis D’Urso, Koordinator i Task Forcës Ndërkombëtare, ASSET.

Këto të dhëna janë theksuar ne konferencën e zhvilluar ne Bari mbi te ardhmen e marrëdhënieve mes porteve në Adriatikun e poshtëm, pjesë e projektit të Bashkimit Europian, Interreg, që përfshin tre vende si Italinë, Shqipërinë dhe Malin e Zi dhe synon krijimin e një euro krahine, duke futur edhe Maqedoninë e Veriut, Kroacinë, Bullgarinë etj si një urë thithjeje e investimeve dhe zhvillim të rajonit.

Sot jemi duke i paraprirë se ardhmes, pasi me hyrjen e Shqipërisë dhe Malit të Zi në Bashkimin Evropian këto flukse do shtohen më shumë. Pulja gjithmonë ka qene e vëmendshme ndaj Shqipërisë, ka qene një tokë mikpritëse, por sidomos vitet e fundit shkëmbimet ekonomike mes dy vendeve janë shtuar në mënyre të jashtëzakonshme, mjafton të kujtojmë numrin e turisteve vitin e fundit dhe ndërmarrjet italiane te transferuara në Shqipëri. Ne si Krahinë e Puljas jemi përqendruar fort te infrastruktura. Shqipëria po investon fort në infrastruktura të mëdha; porte, aeroporteve. Ne po përpiqemi ti përmirësojmë me shërbime më cilësore strukturat qe tashme i kemi”, u shpreh Giuseppe Garofalo, përfaqësues nga Regione Puglja.

/Shqip.com