Pulisic – hero i Chelseat

Një gol, tre pikë.
Chelsea ka triumfuar me rezultat minimal 1-0 ndaj West Ham United.
Ani pse ishte një ndeshje derbi, gol nuk pati deri në përfundim të takimit.
Nga minuta e 86, mysafirët mbetën me një futbollist më pak në fushën e gjelbër, sepse Dawson u ndëshkua me karton të kuq. Referi kryesor akordoi penalti për vendasit.
Por, nga pika e bardhë i pasaktë u tregua Jorginho.
U mendua se ndeshja do të përfundonte pa gola, por plane të tjera kishte Christian Pulisic.
Sulmuesi amerikan e tundi rrjetën në minutën e fundit të takimit – për t’i dhuruar londinezëve pikë e plota.
Me këtë fitore, Chelsea ngritet në kuotën e 65 pikëve dhe e blindon pozitën e tretë në tabelë.
Kurse, West Hami mbetet akoma më prapa – në vendin e shtatë me 52 pikë. /Shqip.com