Sport Ndërkombëtar

Riqui Puig po kalon momente të arta

Riqui Puig

Riqui Puig po shkëlqen – në Amerikë.

Mesfushori spanjoll ka realizuar edhe një gol – për La Galaxy për ta dëshmuar formën e lartë që po kalon.

23 vjeçari shënoi nga pika e bardhë – kundër Nashville SC për t’i siguruar skuadrës së tij – barazimin 1-1.

Në total – ai është paraqitur pesë herë në MLS – duke shënuar dy gola dhe asistuar një herë.

Puig – po konsiderohet si një nga talentët më të mëdhenjë që ka zbarkuar në MLS – dhe është shndrruar në njeriun kryesor në repartin e mesfushës së – Galaxy.

Riqui ka kontratë tri vjeçare me skuadrën amerikane, teksa Barça e ka të drejtën e riblerjes – dhe do të arkëtojë 50% nga çdo shitje e ardhshme e tij.

Ai është prodhim i “La Masias” – ndërsa me skuadrën katalunase zhvilloi 42 ndeshje në elitën e futbollit spanjoll./Shqip.com