Sport Ndërkombëtar

Puig nuk ka pranuar ende asnjë ofertë

Riqui Puig

Riqui Puig nuk figuron fare – në planet e Xavi Hernandez për sezonin e ri.

Por, sikur të mos mjaftonte kjo – 22 vjeçari nuk ka pranuar ende asnjë ofertë nga skuadrat tjera – sipas Mundo Deportivos.

Mediumi spanjoll shkruan se “ani pse ka pasur zëra për interesim nga skuadra të ndrysh si Celta de Vigo, Valencia, Getafe apo Girona – asnjëra nuk ka nisur ofertë zyrtare.

Puig është lënë edhe jashtë ndeshjeve parasezonle të katalunasve – që do i zhvillojnë në Amerikë.

Ai zhvilloi vetëm 15 ndeshje në sezonin e fundit të La Ligës dhe në vetëm dy nga to luajti 90 minuta.

Ndërsa, shënoi vetëm një gol.

Edhe më pak hapërsira pati në Ligën e Kampionëve dhe në Europaligë – duke zhvilluar vetëm nga një ndeshje në të dyja kompeticoinet.

Ai konsiderohej si një nga talentët më të mëdhenjë të dalë nga “La Masia” në vitet e fundit, por Gavi dhe Pedri i “prishën” planet.

Kontrata me blaugranët i skadon në vitin 2023./Shqip.com