Sport Ndërkombëtar

Puig: Jam shumë i zhgënjyer me Barçën dhe Xavin

Riqui Puig

Konsiderohej si talent i madh, por mbeti vetëm rezervist i Barcelonës.

Riqui Puig ka filluar “aventurën” e tij me La Galaxy – teksa ka dhënë edhe intervistën e parë – që kur ka zbarkuar në Amerikë – për Rodolfo Landeros.

Mesfushori spanjoll – nuk e ka fshehur zhgënjimin të cilin e përjetoi nga skuadra katalunase dhe trajneri, Xavi Hernandez.

“Jam shumë i zhgënjyer me Barçën dhe Xavin. Muaji im i fundit në Barcëlonë ishte shumë e vështirë. Të lësh një lojtar jashtë përgatitjeve parasezone? Nuk e kisha parë kurrë më parë”, tha ai.

Teksa, shtoi se “unë isha me disa shokë të tjerë të skuadrës, të cilët gjithashtu dëshironin t’i largonin, ndërsa skuadra zhvillonte ndeshje. Ata bëjnë presion te lojtarët që të largohen, por ka mënyra tjera për ta bërë këtë”.

Skuadra katalunase e ka të drejtën e riblerjes së lojtarit dhe do të arkëtojë 50% nga çdo shitje e ardhshme e tij – nga Galaxy.

23 vjeçari zhvilloi 15 ndeshje në sezonin e fundit të La Ligës dhe në vetëm dy nga to luajti 90 minuta.

Ndërsa, shënoi vetëm një gol.

Edhe më pak hapërsira pati në Ligën e Kampionëve dhe në Europaligë – duke zhvilluar vetëm nga një ndeshje në të dyja kompeticoinet./Shqip.com