Sport Ndërkombëtar

Puig debuton – me LA Galaxy

Riqui Puig

Riqui Puig ka bërë debutimin e tij me LA Galaxy.

Mesfushori spanjoll e djersiti fanellën e skuadrës amerikane për 28 minuta, teksa pati një performancë solide.

Ai kompletoi 26 nga 25 pasime, ndërsa në total pati 28 prekje të topit.

Puig – po e kërkon një “rilindje” të karrierës, pasi në Barcelonë kishte mbetur i ulur në bankën rezervë.

Skuadra katalunase e ka të drejtën e riblerjes së lojtarit dhe do të arkëtojë 50% nga çdo shitje e ardhshme e tij – nga Galaxy.

23 vjeçari zhvilloi 15 ndeshje në sezonin e fundit të La Ligës dhe në vetëm dy nga to luajti 90 minuta.

Ndërsa, shënoi vetëm një gol.

Edhe më pak hapërsira pati në Ligën e Kampionëve dhe në Europaligë – duke zhvilluar vetëm nga një ndeshje në të dyja kompeticoinet./Shqip.com