Rozë

Publikoi dje këngën, sot Trixa arrin këtë sukses botëror

Beatrix Ramosaj ka publikuar dje këngën e re, dedikuar historisë së saj me Donaldin.

“Ma shumë se ti”, mbanë titullin kënga që e realizoi në bashkëpunim me partnerin e Dafina Zeqirit, Dj Geek.

Kënga filloi të pëlqehet shumë duke arritur të marrë afro 550 mijë klikime ende pa u bërë 24 orë.

Por suksesi nuk ndalet vetëm këtu. Në një foto që ka postuar Trixa, kënga e saj është radhitur e 21-ta, në botë.

Kjo nuk është kënga e vetme dedikuar Donaldit. Pasi u eliminua nga BBV, Trixa lansoi këngën “Faj”, po ashtu dedikim për historinë e dashurisë që përjetuan brenda formatit./Shqip.com