Rozë

Publikohet video e vjetër e Arjola Demirit, ndryshimi drastik i saj në pamje merr vëmendje

Aktroja, Arjola Demiri

Aktorja tropojane, Arjola Demiri, është mjaft e dashur për publikun për shkak të disa roleve të saj në shfaqjet komedi.

Së fundmi, ajo është futur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri “Big Brother VIP”, ku herë pas here gjatë diskutimeve me banorët rrëfen momente prekëse nga jeta e saj, sidomos martesës më ish-bashkëshortin dhe sfidat nëpër të cilat ka kaluar.

Por, së fundmi, në TikTok është bërë virale një video e vjetër e saj teksa ishte pjesë në një intervistë.

Ajo që ka rënë në syrin e publikut është pamja e Arjolës e cila është shumë ndryshe nga tani./SHQIP.com