Rozë

Publikohet video e rrallë e Adelina Ismailit dhe Robert Berishës në rininë e tyre

Robert Berisha dhe Nora Istrefi

Adelina Ismajli dhe Robert Berisha kanë treguar çdo herë që kanë shoqëri shumë të mirë njëri me tjetrin.

Ata kanë shoqëri shumëvjeçare dhe tashmë kanë krijuar një karriere shumë të suksesshme.

Tashmë të dy janë duke punuar si prezantues të emisionit.

Ndërkohë, një video e cila ka qarkulluar së fundmi në Instagram dhe TikTok ka shfaqur sekuenca nga një video e realizuar shumë pak vite pas luftës.

Në këtë video, mund të shohim ekzistencën e shoqërisë së hershme mes Robert Berishës dhe Adelina Ismailit, në një tavolinë të shoqëruar me shumë figura të famshme të artit të asaj kohe, duke përfshirë humoristin Sevdai Radogoshi.

Në video, prezentë mund të shihet edhe nëna e ndjerë e Adelinës, Mona Ismaili, e cila gjerësisht njihet si menaxherja e parë femër e një këngëtareje në trojet shqiptare.

Sigurisht që pamje të tilla i kanë kthyer në kujtesën e kohëve të bukura edhe vet Adelinën me Robertin./SHQIP.com