Kulturë Kino

Publikohet traileri i parë i filmit “Avatar”

Film "Avatar"

Është publikuar traileri i parë i plotë për vazhdimin e “Avatar” të James Cameron.

“Avatar: The Way Of Water”, prezanton Jake dhe Neytiri Sully dhe fëmijët e tyre, më shumë se një dekadë pas ngjarjeve të filmit të parë.

Traileri i ri i çon shikuesit poshtë valëve të oqeanit të mbushura me krijesa fantastike.

Pjesa vazhduese e filmit zgjatë rreth tri orë e 10 minuta.

“Avatar 2” shpreson t’i bashkohet një klubi elitar të filmave më të gjatë të Hollivudit, që ishin të suksesshëm në kinema, duke përfshirë Avengers: Endgame (tre orë e 2 minuta) dhe Cameron’s Titanic (tre orë e 14 minuta).

Të dy filmat renditen respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë në listën e Comscore të filmave me fitimet më të mëdha të të gjitha kohërave në arkat botërore.

Avatari origjinal i Cameron, ishte publikuar në dhjetor të vitit 2009.

/Shqip.com