Kulturë Kino

Publikohet traileri i filmit “Babylon” me protagonist Brad Pittin

U publikua traileri i parë për filmin e shumëpritur “Babylon” – me protagonistë Brad Pitt, Margot Robbie dhe Diego Calva,

“Babylon” zhvillohet në fund të viteve 1920 dhe kap tranzicionin e industrisë së filmit qysh nga filmat pa zë.

Babylon” është pritur shumë si projekti i parë i Chazelle që nga “First Man” i vitit 2018.

Filmi biografik, ku luajti Ryan Gosling në rolin e Neil Armstrong, mori vlerësime pozitive, por nuk pati jehonë me audiencën në të njëjtën shkallë si muzikali i Chazelle-s, fitues i Oskarit në vitin 2016, “La La Land”.

Me “Babylon”, duket se Chazelle do të marrë një tjetër sukses. Filmi është vendosur të dalë në 25 dhjetor.