Lajme

Publikohet tema e diplomës së Agim Ramadanit

Heroi, Agim Ramadani
Heroi, Agim Ramadani

Shukrije Ramadani, bashkëshortja e heroit Agim Ramadani, ka publikuar punimin e temës së diplomës së bashkëshortit të saj, punim të cilin thotë se e kishte bërë në Akademinë Ushtarake të Zagrebit.

Me anë të një  postimi në Facebook, bashkëshortja e të ndjerit ka thënë se ky punim do të mund të ishte i dobishëm për Forcat e Sigurisë së Kosovës.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq të portës sime digjitale. Meqë shumë nga ju keni njohur Agimin, por nuk keni pasur rastin të njifni bukurshkrimin, përkushtimin dhe njohuritë e thella që posedonte në fushën që përcaktohej për ta studjuar, po ndaj me ju sot punën e madhe që ka bërë në temën për diplomim në drejtimin si ushtarak karriere në fushën e komunikacionit, në kazermën “Ivan Goshnjak” në Zagreb, duke qenë e bindur se edhe sot kjo temë është tejet e rëndësishme për ushtrinë tonë (FSK) e cila duhet të formësohet sa më profesonalisht që është e mundur. Më vie keq, që ende nuk kemi arritur ta përkthejmë këtë punim diplome që me kaq dashuri, përkushtim, profesionalizëm e durim u shkrua me dorën e Agimit! Ka mbi 70 faqe, këtu po i paraqes pak nga ato!”, ka shkruar Ramadani.

/Shqip.com