Sport Ndërkombëtar

Publikohet shuma e inkasuar nga shitja e biletave për ndeshjen Milan – Inter

Derbi i mbrëmshëm i Milanos, i luajtur në “San  Siro” dhe që përfundoi me fitoren 2-0 të Interit ndaj Milanit, siguroi të ardhura rekord nga shitja e biletave.

Më shumë se 75 000 spektatorë ishin të pranishëm në këtë impiant për të ndjekur këtë sfidë, çka lejoi që përfitimet të kalonin shumën 10,4 milionë euro.

Një rekord i ri  ky në futbollin italian në ndeshjet e Champions-it, duke tejkaluar 9,1 milionë euro të fituara nga Milani në përballjen ndaj Tottenhamit në Champions, po në edicionin aktual.

/Shqip.com