Sport Shqiptar

Publikohet shorti, vështirë për Dritën, por lehtë për Ballkanin

Europa Conference League

Tashmë janë mësuar kundërshtarët e mundshëm për Play-Off, të dy skuadrave kosovare në Conference League.

Kampioni i Kosovës, FC Ballkani, nëse i kalon irlandezo-verioret e Larnes, bileten për fazën e grupeve do ta kërkon ndaj humbësit të duelit Dinamo Minsk (Bjellorusi) – Linclon Reds Imps (Gjibraltar).

Me këta të fundit, suharekasit janë ndeshur vitin e kaluar, ku në të dyja ndeshjet triumfuan “Xhebrailat”.

Nga ana tjetër rrugë më e vështirë duket për Dritën. Gjilanasit që këtë të enjte ndeshen me Audan e Letonisë, nëse e kalojnë këtë kundërshtar, në PlayOff e presin fituesin e përballjes ndërmjet danezëve të Brondbyt dhe Legias polake.

Me këta të fundit “Intelektualët” janë takuar në vitin 2020 në raundin e tretë kualifikues të Europa Ligës, ku janë eliminuar.

Ndërkaq skuadra nga Danimarka, xhiron e kaluar e mposhti Llapin 6-0 në ndeshjen e parë dhe barazoi me ta 2-2 në duelin e kthimit.

/Shqip.com