Rozë

Publikohet pjesa e parë e “Thuaje”: Luana flet hapur për vështirësitë e jetës dhe historitë personale

Luana Vjollca

Ka një vit që moderatorja shqiptare u shkëput nga bota e ekranit, por jo për të mos u kthyer më.

Luana Vjollca pas një viti pauz ka dhënë lajmin e madh për fansat, duke zbuluar se po rikthehet me një projekt të madh televiziv.

Ajo ka postuar pjesën e parë të projektit “Thuaje” ku tregon ndjesinë e saj personale dhe bullizimin që i është bërë.

Ajo përmes këtij projekti ka vendosur të depërtojë në zemrën e të gjithë atyre që kanë diçka për të thënë, për t’u dhënë forcë e kurajë.

5 historitë e saj, që do të vijnë përmes këngëve, nuk janë histori të bukura por janë ato që Luanën e kanë bërë kjo që është sot.

E këtë zë të brendshëm kush do ta përkthente në këngë më mirë se Aida Baraku dhe Armend Rexhepagiqi, dy bashkëpunëtor dhe miq të vjetër të saj.

Me këto histori dhe anën tjetër të ‘’vajzës që shkëlqen’’ ne do të njihemi javë pas jave me mesazhin dhe qëllimin që do të depërtojnë thellë tek të gjithë që kanë shumëçka për të thënë por kanë frikë ta thonë./SHQIP.com