Lajme Ballkan

Publikohet një video e re e politikanit serb që u rrah nga BIA

Avokati serb Cedomir Stojkoviq ka publikuar pamje të reja të politikanit serb Nikola Sanduloviq që është arrestuar dhe pastaj rrahur brutalisht nga BIA serbe, për shkak se nderoi rënien e komandantit legjendar Adem Jashari.

Sipas tij, video është bërë menjëherë pas momentit kur gjendja shëndetësore e Nikola Sanduloviqit është përkeqësuar pas rrahjeve që mori nga BIA.

Lexo edhe:
Deputetja britanike shqetësohet për sigurinë e Sanduloviq, u rrah se e nderoi Adem Jasharin

“Video nga Qendra Emergjente e spitalit të Beogradit në Burgun Qendror, me urdhër të prokurorit publik të Nishit, në momentin kur jeta e Nikolës është në rrezik. Ai përfundoi në spital në këtë gjendje të keqe, sepse pjesëtarët e sigurimit serb e kishin rrahur dy ditë më parë në ndërtesën e BIA-s për të njëjtën arsye, sepse vendosi lule mbi varret e shqiptarëve në Kosovë”, tha ai

/Shqip.com