Rozë

Publikohet një fotografi e Elsa Lilës pas lirimit

Këngëtarja shqiptare Elsa Lila, është liruar nga paraburgimi.

Lajmin e mirë për këngëtaren e ka dhënë avokati i saj, Saimir Visha.

Ai u shpreh se e gjitha ka qenë një keqkuptim dhe tani akuzat janë pushuar.

“Jam kthyer sot nga Italia. Kam drekuar me të. Janë pushuar të gjitha akuzat. E gjitha një keqkuptim. Pafajësia e saj ka qenë që në momentet e para”, ka deklaruar Visha.

Visha gjithashtu ka publikuar një fotografi ku shihet bashkë me Elsa Lilën, sipër të cilës ka shkruar: Qesh mirë kush qesh i fundit!”.

Kujtojmë që Lila ishte në mesin e 13 të arrestuarve të 16 marsit, nën dyshimin se këngëtarja shqiptare menaxhonte llogaritë e një grupi për trafikim droge./Shqip.com