Publikohet lista e Përfaqësuses së Kosovës, Zhegrova nuk është pjesë e saj
Është bërë publikë lista e futbollistëve të ftuar nga Bernard Challandes për ndeshjet e tetorit.
Challandes ka vendosur të mos bëjë shumë ndryshime nga lista paraprake, shkruan Shqip.com.
Ajo që bien në sy është fakti që nuk është ftuar Edon Zhegrova i cili është rithyer nga lëndimi dhe të enjten u paraqit me Baselin.
Ndërsa edhe pse i ftuar, në pikëpyetje për këto ndeshje është Toni Domgjoni për shkak se ende është në pritjen e kompletimit të lejes nga FIFA për ta ndërruar kombëtaren dhe për të luajtur për Kosovën.
Ndeshjen e parë, dardanët do ta zhvillojnë kundër Suedisë me datë nëntë tetor, kurse me 12 do të luajnë si vendas ndaj Gjeorgjisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Momentalisht, Kosova është në pozitën e katërt në Grupin B me katër pikë të grumbulluara pas pesë ndeshjeve të zhvilluara.
Lider e grupit është Spanja me 13 pikë, ndërsa në vend të fundit është Gjeorgjia e cila ka vetëm një pikë./Shqip.com