Sport Shqiptar

Publikohet lista e Kosovës për Evropianin e Volejbollit U17

Përfaqësuesja U17 e Kosovës ka vazhduar me grumbullimet përgatitore për kualifikueset e Kampionatit Evropian për këtë grupmoshë, derisa këtë fundjavë përgatitjet u mbajtën në Gjilan.

Ekipi i trajnerëve ka përcjellë me vëmendje të gjitha përgatitjet dhe ka vendosur për listën përfundimtare të grumbullimit për ekipin që do ta përfaqësojë Kosovën në raundin e dytë kualifikues të Kampionatit Evropian.

Kujtojmë se Kosova U17 është pjesë e Grupit E të kësaj faze kualifikuese, së bashku me Ukrainën, Belgjikën dhe Estonin.

Federata e Volejbollit të Kosovës do të jetë organizatore e kësaj faze kualifikuese të Evropianit mes datave 21-23 prill, derisa të gjitha ndeshjet zhvillohen në Palestrën “1 Tetori” në Prishtinë.

Më poshtë lajmi.net jua përcjellë listën e plotë të 14 volejbollisteve të grumbulluara për këtë fazë kualifikuese.

/Shqip.com