Publikohet lista e Kosovës, ka disa befasi
Primoz Gliha ka publikuar listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë Kosovën në dy duelet e muajit tetor në eliminatoret e Euro 2024. Kundër Andorrës në transfertë (12) dhe përballë Izraelit në “Fadil Vokrri” (15).
Risia e listës së dardanëve është Qëndrim Zyba, mesfushori i Ballkanit, i cili ndodhet në formë të shkëlqyer. Teksa ishte ndër më të mirët në fushë edhe në suksesin 2-0 kundër Dinamos së Zagrebit në Conference League.
Edhe pse janë grumbulluar edhe më parë, lojtarë si Ismajl Beka, Altin Zeqiri dhe Shkëlqim Vladi nuk kanë debutuar ende me përfaqësueses e Kosovës.
Amir Rrahmani, Mërgim Vojvoda, Ibrahim Dresevic, Valon Berisha, Ermal Krasniqi, Arbër Zeneli, Andi Hoti dhe Valon Zumberi janë mungesat krahasuar me grumbullimin e fundit.
Ndërkohë që Qëndrim Zyba, Lumbardh Dellova (Ballkani) dhe Ilir Krasniqi (Llapi) janë 3 lojtarët e ftuar nga kampionati vendas. Kosova renditet në vendin e parafundit në grupin I me vetëm 4 pikë të grumbulluara në 6 ndeshje.
/Shqip.com