Sport Shqiptar

Publikohet lista e futbollistëve të ftuar nga Alain Giresse

Alain Giresse

Është publikuar lista e futbollistëve të ftuar – në Përfaqësusen e Kosovës në futboll – për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Seletkori, Alain Giresse ka vendosur që të ftojë disa emra të rinjë.

Donat Rrudhani, Edvin Kurtulus dhe Emir Sahiti – janë futbollistët e ri që i janë bashkuar Dardanëve.

Kosova – bën pjesë në Grupin 2 të Ligës C dhe ndeshjen e parë e zhvillon si mysafire në Larnaca kundër Qipros, më 2 qershor në orën 18:00. 

Teksa, më pas dy ndeshjet e radhës i zhvillon në ‘Fadil Vokrri’ kundër Greqisë, më 5 qershor dhe kundër Irlandës së Veriut, më 9 qershor.

Kurse, ndeshjen si mysafire në Greqi e luan më 12 qershor.

Grumbullimi i Dardanëve për këto ndeshje fillon më 27 maj dhe synim mbetet vazhdimi i rezultateve pozitive./Shqip.com