Sport Ndërkombëtar

Publikohet lista, boksierët e Kosovës në përgatitje të përbashkëta në Prishtinë

Selektori i Përfaqësuesja e Kosovës në boks, Besim Brahimi do të grumbulloj boksierët e përfaqësueses në përgatitjet e përbashkëta në Prishtinë nga 13 prilli.

Federata e Boksit e Kosovës vazhdon sipas planprogramit të paraparë për përgatitje  të boksierëve të Kosovës para garave ndërkombëtare.

“Këto përgatitje janë të mirëseardhura për boksierët senior para garave ndërkombëtare që i presin në muajt në vijim: Kampionati Botëror në Tashkent  (Uzbekistan) 1-14 Maj. Turneun ndërkombëtar në Çeki, Hungari, Shkodër, Hungari dhe Kroaci”, thuhet në njoftimin e Federatës së Boksit të Kosovës.

Selektori pas këtyre përgatitjeve do të vazhdoj me përgatitje special me boksierët që do ta përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Botëror.  Sëbashku me selektorin  Besim Brahimi në këto përgatitje do të jenë dhe trajnerët Mehmet Haxhani, Lirim Shllaku dhe disa trajner të Kosovës që do të ndihmojnë në këto përgatitje.

Selektori ka përzgjedhë këta boksierë: Bashkim Bajoku, Gentrit Gashi, Shpëtim Bajoku, Loris Idrizi, Patriot Behrami, Ardit Leka, Altin Shala, Taulant Jakupi, Remzo Mustafiq, Shpejtim Shabani dhe Donat Syla.

/Shqip.com