Lajme

Publikohet fotografia e bërë pak minuta para plagosjes së dy serbëve në Shtërpcë

Plagosja e dy të rinjve në Shtërpcë ka ngjallur reagime të shumta.

Krahas kësaj, reagimet u ngjallën edhe më shumë kur u kuptua se i dyshuari ishte pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Por, pak minuta para se të ndodhte ngjarja, redaktorja e portalit Prishtina Insight, Blerta Begisholli kishte fotografuar rastësisht grupin e të rinjve dhe makinën e të dyshuarit.

Gazetarja po kthehej nga Brevozica kur edhe pa grupin e të rinjve të cilët në duar thotë se mbanin drunjë të thatë, dhe një flamur të hartës së Kosovës me atë të Serbisë brenda saj.

Sipas Begishollit, aty u bllokuan në mes të rrugës makinat, ata u zhvendosën në anën e djathtë të rrugës dhe vazhduan të bërtasin mbi makinat që kalonin aty.

Dhe pak pas raportimit në media për ngjarjen doli se fotografia që kishte bërë Begisholli, kapi momentin e bashkëveprimit mes grupit të të rinjve dhe makinës së sulmuesit të dyshuar.

Kujtojmë se ndaj të dyshuarit, është caktuar masa e paraburgimit nga Gjykata Themelorë në Ferizaj.

Lexo edhe:
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për plagosjen e dy serbëve në Shtërpcë

Sipas njoftimit që kishet bërë Gjykata Themelore në Ferizaj thuhet se pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 6 janar 2023, në një fshatë të Komunës së Shtërpcës, me dashje ka tentuar që t`i privoj nga jeta të dëmtuarit M.S. dhe S.S., në atë mënyrë që derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij dhe me të arritur në hyrje të fshatit, vëren disa qytetar në skaj të rrugës dhe me qëllim që t`i largon, i njëjti bie borisë, në pamundësi që të lëviz tutje e ndal veturën dhe pas një mosmarrëveshje verbale të ndodhur aty për aty e nxjerr revolen dhe shtënë dy herë duke i goditur të dëmtuarit, e që si pasoj e këtyre goditjeve lëndime trupore pësojnë të dëmtuarit të cilët fillimisht dërgohen në Shtëpinë e Shëndetit në Shtërpcë, e më pas në Spitalin në Graçanicë.

/Shqip.com