Publikohet foto e të riut që dyshohet se u ther me thikë në territorin e Serbisë
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi, është njoftuar se një shtetas i Kosovës, është gjetur pa shenja jete në territorin e Serbisë.
MPJ-ja thotë se rrethanat e vdekjes së tij nuk janë sqaruar ende krejtësisht, mirëpo nga informacionet e deritanishme nuk ka indikacion për një vdekje të shkaktuar nga ana e autoriteteve serbe.
Familjarë të viktimës kanë njoftuar në Facebook për vdekjen e të riut duke thënë se ai vdiq në “rrethana të paqarta”, krahas njoftimit është publikuar edhe foto e viktimës.
Njoftimi i plotë i familjes:
Afër pikës kufitare Serbi-Kroaci që gjendet në fshatin Batrovc në rajonin e Vojvodinës në Serbi është raportuar nga mediat serbe se janë sulmuar dy të rinj nga Kosova nga disa persona të panjohur.
Njëri prej tyre, 19 vjeçar, ka vdekur nga plagët e marra me thikë, siç raportoi sot mediumi serb “Blic”.
Polica në Sremska ka konfirmuar se është gjetur trupi i një personi të panjohur dhe se autori “është duke u kërkuar intensivisht”.
/Shqip.com